Fjalim

Forcimi i Sherbimit të Provës në Shqipëri

Në konferencen e sotme mbi Sherbimin e Proves dhe Denimin Alternativ, foli edhe Ambasadori Britanik ne Tirane Nicholas Cannon. Konferenca ishte pjese e Projektit te Binjakezimit i Bashkimit Europian, i cili po zbatohet nga Sherbimi Britanik i Proves.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Nicholas Cannon OBE

Është një kënaqësi e madhe për mua të marr pjesë në këtë konferencë me temë “Ndërtimi i një Shërbimi Modern të Provës�. Krijimi i Shërbimit të Provës shqiptar është një detyrë e rëndësishme dhe sfiduese. Unë jam shumë krenar që ekspertët britanikë kanë kontribuar për të.

Një shërbim modern i provës shërben për sistemin gjyqësor dhe komunitetit në disa mënyra. Ai i jep gjyqtarëve këshilla për vendimin e duhur për kriminelët. Ai i jep gjykatave një gamë të llojeve të dënimit të përshtatshme për të zgjedhur. Ai siguron komunitetin që kriminelët e dënuar mund të mbahen nën mbikëqyrje edhe nëse nuk mbahen në burg. Ai i ofron njerëzve të dënuar për kundërvajtje një shans për të rehabilituar veten, nën këshillat dhe mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës. Ai gjithashtu ofron për kriminelët seriozë, pas lirimit, një mundësi për tu riintegruar në komunitet, dhe monitoron aktivitetin e tyre.

Pra një shërbim modern i proves, për këto arsye luan një rol jetik në shoqëri. Ai mbështet punën e gjykatave dhe policisë. Ai gjithashtu siguron një mekanizëm për të koordinuar aktivitetet e OJQ-ve që punojnë në fusha të tilla si abuzuesit e fëmijëve, përdoruesit e drogës dhe zgjidhjen e konflikteve.

Pra, puna e një oficeri të provës përfshin ekspertizë për ligjet. Ajo përfshin përgatitjen e raporteve të standarteve të larta që priten nga gjykatat. Ajo përfshin bashkëpunim të ngushtë me policinë. Ajo kërkon një kuptim të shoqërisë dhe ndryshimeve shoqërore. Por cilësia më e rëndësishme e një oficeri të provës është një kuptim i individëve, anët e tyre të mira dhe të këqija. Kjo mundëson që oficeri i provës të ofrojë këshilla dhe të marrë vendime që balancojnë nevojat e rehabilitimit të shkelësit, dhe mbrojtjen e komunitetit. Ju jeni duke punuar edhe në një mjedis që ndryshon me shpejtësi. Ministria juaj e Drejtësisë ka njoftuar planet për të futur përgjim elektronik të shkelësit, sistemin “gjurmues� i përdorur me sukses të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Por kjo do të sjellë sfida të reja për shërbimin e proves, për te raportuar nese shkelesi eshte I pershtatshem per sistemin gjurmues,dhe per te ndjekur shkeljen e kushteve të monitorimit.

Shërbimi i proves është në vijën e frontit me problemet sociale dhe ndryshimet sociale. Shërbimi i Proves shqiptar i së ardhmes do të bazohet në punën tuaj si themeluesit e tij. Kjo është një detyrë me shumë përgjegjësi, por edhe shumë emocionuese. Unë shpresoj se ju do të mësoni nga përvoja e gjatë e shërbimit britanik te proves. Besoj se do te mesoni edhe nga gabimet tona. Por ³§³ó±ç¾±±èë°ù¾±²¹ ka disa avantazhe mbi Britanine në këtë fushë. Ju keni një normë relativisht të ulët të krimit dhe marrjes se drogës. Kultura e besnikërisë familjare mbetet e fortë këtu. Ndjenja juaj e solidaritetit te komunitetit është më e fortë sesa në qytetet e mëdha të Evropës Perëndimore. Njerëzit i njohin komshite e tyre më mirë.

Pra metodat tuaja të punës do të rregullohen për tu përshtatur me shoqërinë dhe kulturën tuaj. Unë ju inkurajoj për të mësuar nga përvoja e ekspertëve tanë. Por kur të zhvilloni procedurat tuaja, unë jam i sigurt se edhe ekspertët e huaj shpejt do të duan të mësojnë nga përvoja juaj në Shqipëri. Unë ju uroj suksese në ndërtimin e Shërbimit te Proves Shqiptar.

Updates to this page

Publikuar 24 Janar 2013